Një 10-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi është përplasur nga një makinë në aksin rrugor të Lungomares në Vlorë.
Mësohet se makina drejtohej nga 35-vjeçari T.T., i cili është shoqëruar nga policia. Ndërkohë, i mituri është transportuar për në spitalin e Vlorës dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor të Lungomares, automjeti tip “Audi” ka aksidentuar shtetasin e mitur E.S., 10 vjeç, banues në Lushnje, i cili ndodhet në Spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka shoqëruar menjëherë dretuesin e mjetit, shtetasi T.T., 35 vjeç, banues në Vlorë dhe po kryhen hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al E.Xh.