Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën Transballkanike pranë IEVP Vlorë.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina dhe si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën efektivi i policisë, Nuri Malaj 56-vjeç.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit tjetër është shoqëruar në polici dhe po merren në pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë./ Opinion.al