Bota

Aksident në Turqi, humbin jetën 12 persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:32 - 11/07/21 |
Opi Nion

12 persona kanë humbur jetën dhe 26 të tjerë u plagosën gjatë një aksidenti të ndodhur në lindje të Turqisë.

Mësohet se drejtuesi i autobusit që po transportonte emigrantë nga Afganistani, Pakistani dhe Bangladeshi, humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Aksidenti ndodhi në qarkun Muradije të provincës Van, pranë kufirit të Turqisë me Iranin. Pasi ra në një kanal, autobusi shpërtheu në flakë, gjë e cila e rriti numrin e viktimave.

Turqia është pikë kryesore tranziti për emigrantët që duan të arrijnë në Evropë.

Shumica e emigrantëve nga Irani, Afganistani dhe Pakistani e kalojnë në këmbë kufirin Iran-Turqi, përpara se të transportohen më në perëndim, në qytete të si Stambolli dhe Ankaraja./ Opinion.al

Pas