Një aksident ka ndodhur në tunelin e Kalimashit, ku si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas.
Aksidenti mësohet të ketë ndodhur rreth orës 10:15, ku dyshohet se janë përplasur një automjet i subjektit përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës dhe një automjet tjetër.
Si pasojë janë dëmtuar shtetasit N. B., S. T. dhe E. Sh., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./Opinion.al