Kronikë

Aksident në Tiranë, urbani përplas të moshuarin


               Publikuar në : 11:19 - 18/11/19 |
Opi Nion

Një 77-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi është përplasur nga një urban në rrugën e Durrësit.

Policia njofton se i moshuari ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar për në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e autobusit, i cili po merret në pyetje në lidhje me rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 10:28 në rrugën e “Durrësit” autobusi me drejtues shtetasin LL. N ka përplasur këmbësorin H. ZH.,77 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, këmbësori shtetasi H. ZH ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spital për ndihmë mjeksore.

Drejtuesi i autobusit shtetasi LL. N është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit./ Opinion.al

Pas