Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të bulevardit “Zhan D’Ark”. Makina e cila drejtohej nga shtetasi Asllan Hoti, ka përplasur dy këmbësore, pasi ky i fundit ka humbur kontrollin e mjetit. Shërbimet e policisë, dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje ku menjëherë janë transportuar drejt spitalit dy shtetaset e aksidentuara Sh. D., 61 vjeçe dhe A.P., 68 vjeçe. Mësohet se të aksidentuarat ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Nga ana tjetër policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë
Me datë 22.12.2017, rreth orës 14:10, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në bulevardin “Zhan Dark”, ka një aksident.
Menjëherë në vendgjarje kanë mbëritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulon se:
Në bulevardin “Zhan D’Ark”, te ish-ATSH-ja, mjeti me targë AA 280 OV, me drejtues Asllan Hoti, ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë, ka aksidentuar 2 këmbësoret shtetasen Sh. D., 61 vjeçe dhe A.P., 68 vjeçe, të cilat janë transportuar për ndihmë mjeksore në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve
Grupi hetimor po kryen veprimet e metejshme për përcaktimin e shkakut të aksidenit.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.