Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në kryeqytet. Sipas policisë, si pasojë e përplasjes së dy makinave 3 persona kanë mbetur të plagosur.
Në aksident është përfshirë mjeti me drejtues A.Ç. me mjetin me drejtues shtetasin G. H., i cili po udhëtonte me dy të mitur. Tre të lënduarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 18.01.2021, rreth orës 18:40, në rrugën “Llambi Bonata”, janë përfshirë në përplasje mjetet me drejtues A. Ç me mjetin me drejtues G. H dhe me pasagjer shtetasit e mitur me iniciale M.H dhe G.H. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 shtetas, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Opinion.al