Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së premtes në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ku si pasojë një 35-vjeçar ka humbur jetën ndërsa dy të rinjn kanë mbetur të plagosur.
Policia bën me dije se një automjet tip “BMË X5”, dyshohet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbajtësen anësore të rrugës.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi V. M., 35 vjeç, si dhe janë dëmtuar shtetasit E. H., 34 vjeç, dhe shtetasi E. C., 32 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve
“Më datë 16.06.2023, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, një automjet tip “BMË X5”, dyshohet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbajtësen anësore të rrugës.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi V. M., 35 vjeç, si dhe janë dëmtuar shtetasit E. H., 34 vjeç, dhe shtetasi E. C., 32 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”-njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Opinion.al