Kronikë

Aksident në Tiranë, makina përplaset me motorin, vdes 33-vjeçari



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:22 - 21/10/22 |
Opi Nion

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pas mesnatës në afërsi të Pallatit me Shigjeta.

Sipas policisë një automjet është përplasur me një motorr dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit të fundit. Viktima është identifikuar si 33-vjeçari E. R.

“Më datë 21.10.2022, rreth orës 00.15, në afërsi të Pallatit me Shigjeta, mjeti me drejtues shtetasin L. D., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. R., 33 vjeç. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën”-njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Pas