Një fëmijë 8-vjeçar ka mbetur i lënduar pas një aksidenti të ndodhur ditën e sotme përpara shkollës 9-vjeçere “Zylyftar Veleshnja” në Skrapar.
Sipas “News 24”,ka qenë një mjet tip “Ford” që e ka goditur fëmijën teksa ishte duke kaluar me vrap rrugën për të hyrë në shkollë.
8-vjeçari, Denis Gazmit Dyrmishi, nxënës i klasës së dytë është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ndërsa raportohet se ka dëmtime të rënda në të dyja këmbët. Sipas mjekëve, i mituri po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikkale.
Ndërkohë, në vendngjarje ndodhen uniformat blu për të zbardhur të plotë shkaqet e aksidentit. Mësohet se shoferi Anuel Bregu është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje për aksidentin.