Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Dajç të Shkodrës.
Mësohet se shtetasi M. R. 59 vjeç, banues në Suka Dajç, duke drejtuar motoçikletën ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motorçikletës, ku si pasojë është rrëzuar dhe ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.