Një person ka humbur jetën si pasojë i një aksidenti të ndodhur sot në aksin rrugor Velipojë -Shkodër, në afërsi të kishës Velipojë
Mësohet se një 28-vjeçar ka përplasur më makinë një 32-vjeçare me motoçikletë, e cila fatkeqësisht ndërroi jetë në spital.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, si dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Njoftimi i policisë
Shkoder/informacion Paraprak
Më datë 19.01.2020 ora 17:25, në aksin rrugor Velipojë – Shkodër, në afërsi të kishës Velipojë, mjetit tip Benz, me drejtues shtetasin A. U. 28 vjeç, banues në lagjen Tre Heronjtë, Shkodër, është përplasur me mjetin motorçikletë me drejtuese, shtetasen S. U. 32 vjeçe, banuese në Velipojë, Shkodër, e cila në orën 20:25 nderroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Shtetasi A. U. është shoqëruar në ambjentet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshme
Veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ Opinion.al