Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Transballkanike” në qytetin e Vlorës. Mësohet se në aksident janë përfshirë disa makina, ku si pasojë është plagosur një person. Mësohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonin shoferët.
Nuk dihen detaje të tjera, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje për të hetimet paraprake.