Pesë persona kanë mbetur të plagosur gjatë një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në në aksin rrugor Tepelenë-Mallakastër pranë fshatit Krahës.
Bëhet me dije se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete. Sipas informacioneve, një kamionçinë, e cila vinte nga një rrugë dytësore i ka prerë rrugën një makine tip “Toyota” me targa greke.
Kamionçina ka hyrë në rrugë pa sinjal duke shkaktuar dhe përplasjen e makinës. Në automjetin që vinte nga Greqia u dhëtnon 5 anëtarë të një familje.
Të pesë të lënduarit janë shtruar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës ndërkohë që njëri prej të lënduarve, bashkëshortja e drejtuesit të mjetit është shtruar në ranimacion me plagë të rënda.
Ky është aksidenti i dytë brenda pak orësh në afërsi të fshatit Krahës në Tepelenë. Më herët gjatë ditës së sotme një i moshuar ka humbur jetën pasi një furgon e ka shtypur duke i shkaktuar plagë të rënda që i shkaktuan vdekjen.
Bedri Hoxha, 67 vjeç, ka humbur jetën pasi u shtyp nga furgoni në pronësi të djalit të tij. Djali i viktimës parkoi furgonin para shtëpisë, por harroi të ngrinte frenat e dorës. Kjo bëri që mjeti të lëvizte mbrapsht për shkak se ishte dishezë e madhe.