Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur orët e para të së dielës.
Mësohet nga policia se rreth orës 4:00 në rrugën Pogradec-Korçë, në fshatin Gështenjas, një automjet ka përplasur një këmbësor 89-vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
Drejtuesi i mjetit tip “Opel”, shtetasi A.Sh, 35 vjeç, banues në Tiranë, është shoqëruar në ambientet e Komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi Hetimor, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Opinion.al