Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Lezhë-Milot, në afërsi të fshatit Shënkoll.
Dy automjete dhe një motoçikletë u përfshinë në aksident, ku si pasojë mbeti i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës.
I dëmtuari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.















