Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rriles”.
Mësohet se 2 makina janë përplasur me njëra tjetrën e për pasojë ka mbetur i lënduar një nga shoferët.
Sipas informacioneve, drejtuesi i mjetit tip “Opel” është dërguar në spitalin e Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se “Wolsvagen Sharan” i ka prerë rrugën automjetit tjetër tip “Opel” në kryqëzim.