Kronikë

Aksident në rrugën Levan-Tepelenë, humb jetën 37-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:50 - 01/04/22 |
Opi Nion

Një 37-vjeçar ka humbur jetën gjatë një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Ziaj.

Policia bën me dije se një automjet tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin F. L., 34 vjeç, banues në Çorrush, Mallakastër.

Si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën drejtuesi i “Benz” I.R., 37 vjeç, banues në Fratar. Ndërkohë, drejtuesi i “BMW” ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./ Opinion.al

Pas