Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e stome, si pasojë i një aksidenti të ndodhur aksin rrugor Korçë-Pogradec.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi në fshatit Vlocisht, ku janë përplasur dy makina. Të plagosurit janë transportuar për në spital, por ende nuk dihet saktësisht gjendja shëndetësore e tyre.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./ Opinion.al E.Xh.