Kronikë

Aksident në rrugën Hani i Hotit–Shkodër, plagosen katër persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:47 - 21/09/21 |
Opi Nion

Katër persona të plagosur është bilanci i aksidentit të ndodhur ditën e sotme në në aksin rrugor Hani i Hotit–Shkodër, në fshatin Omaraj.

Sipas policisë, nga përplasja e dy makinave janë plagosur drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjere.

Konkretisht, automjeti  tip Nissan me drejtues shtetasin D. B., është përplasur me automjetin tip Volkswagen me drejtuese shtetasen O. Q..

Të plagosurit janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën./Opinion.al

Pas