Një 28-vjeçar ka humbur jetën gjatë një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Gosë-Vilë Bashtovë.
Policia deklaron se shtetasi B. Th.,dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.