Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 18:45 në autostradën Rreshen-Kukës, në fshatin Gëziq të Mirditës.
Policia bën me dije se një kamionçinë që drejtohej nga 41-vjeçari E.B. ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Aktualisht grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e viktimës ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat./Opinion.al