Përplasja e dy automjeteve ka shkaktuar një të vdekur. Aksidenti ka ndodhur në aksin Milot- Rrëshen, në vendin e quajtur “Ura e Munazit”.
Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Renault” me targa 01-203 IA dhe automjeti tjetër me targa AA 425 IG. Si pasojë e përplasjes kokë më kokë ka gjetur vdekjen e menjëhershme 51-vjeçari nga Kosova, Melazim Bytyqi. Ai drejtonte makinën tip “Renault”.
Të plagosur rëndë gjithashtu kanë mbetur edhe 31-vjeçarja B.M si dhe një fëmijë 6 vjeç, të cilët janë nisur për në Spitalin Ushtarak.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit tjetër ndodhet i shtruar në spitalin e Rrëshenit. Paraprakisht dyshohet se shpejtësia me të cilën po udhëtonin automjetet ka qenë shkak i aksidentit. /tvklan.al