Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Rrugën e Arbrit, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.
Sipas uniformave blu mësohet se shtetasi me iniciale E. M., rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në automjet shtetasi me iniciale A. V., 26 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 15:30, në Rrugën e Arbërit, shtetasi E. M., rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në automjet shtetasi A. V., 26 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.