Një 30-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e së hënës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, në aksin rrugor Roskovec-Suk, në fshatin Suk. Shtetasi R. H., 25 vjeç, banues në fshatin Suk, duke drejtuar mjetin tip “Ford Fiesta”, është përplasur me mjetin tip “Linfan”, i cili drejtohej nga shtetasi A. H., rreth 30 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier shtetasi A. H.
Drejtuesi i makinës, shtetasi R. H., është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Opinion.al