Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në qendër të qytetit të Shkodrës.
Sipas të dhënave paraprake, një makinë tip Peugeot ka përplas një person rreth 50 vjeç, i cili ishte duke kaluar rrugën.
Aksidenti është regjistruar në sheshin “Parrucë”, ndërkohë i plagosuri është transportuar për në spitalin rajonal, ku ende nuk dihet gjendja e tij.
Policia në vendin e ngjarjes po heton shkaqet e aksidentit.