Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 11:30, në vendin e quajtur Qafa e Muzinës, në Sarandë, këtë të premte.
Sipas policisë, 50-vjeçarja me iniciale E.B duke drejtuar automjetin tip “Hyundai” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dale nga rruga.
Si pasojë e aksidentit shtetasja E. B, ka ndërruar jetë, në vendngjarje.
Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /Opinion.al