Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Pogradec-Qafë Thanë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona.
Mësohet se nga përplasja e dy automjeteve janë dëmtuar 2 drejtuesit e makinave dhe 3 pasagjerë të cilët po marrin mjekim në spital.
“Rreth orës 12:00, në aksin “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin I. R. është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin P. G.
Nga aksidenti janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerë në automjetin tip “Volkswagen”, të cilët po marrin mjekim në spital”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.