Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Përrenjas – Librazhd, ku mjeti “Benz” me drejtues shtetasin B. Sh., 36 vjeç, ka përplasur një shtetas të paidentifikuar i cili ka gjetur vdekjen në vend.
“Më datë 21.12.2021, rreth orës 05:30, në aksin Përrenjas – Librazhd, vendi Përrenjas Fshat, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. Sh., 36 vjeç, banues në Tiranë, ka përplasur një shtetas të paidentifikuar i cili ka gjetur vdekjen në vend”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al