Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar ditën e sotme në Peqin, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjoçajve.
Mësohet se në këtë aksident janë përfshirë është përfshirë një makinë dhe një motoçikletë. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës 77-vjeçari , Xhelal Toli.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./ Opinion.al