Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës pranë urës së Orikumit në Vlorë.
Sipas të dhënave paraprake, makina me drejtuar nga K. C., 32 vjeç ka përplasur një 46-vjeçar që udhëtonte me biçikletë, i cili si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën në spital.
Shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë shpejtësia e lartë dhe errësira në rrugë, teksa policia vijon hetimet.