Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në minierën e Katjelit në Përrenjas.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se gjatë punës në minierën e kromit ka rrëshqitur një masiv minerali, dhe për pasojë ka humbur jetën një minatorë.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave..
Njoftimi i policisë:
Librazhd / Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në fshatin Katjel, Prrenjas, dyshohet se gjatë punës në minierën e kromit ka rrëshqitur një masiv minerali, dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi S. B., 57 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.