Një 66-vjeçar ka humbur jetën këtë të martë në Vlorë. Sipas policisë lokale, Agim Soro duke udhëtuar me biçikletë është përplasur nga një automjet.
Aksidenti ka ndodhur në lagjen “24 Maji”. Fillimisht burri ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital. Disa orë më pas, fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë.
Për aksidentin policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit tip “Fiat”, 52-vjeçarin A.Ç.
Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur pasi burri me biçikletë i ka prerë rrugën, megjithatë hetimet janë në vazhdim./ Opinion.al