Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në guroren e fshatit Mirakë në Librazhd.
Mësohet se kamioni me drejtues shtetasin B. Gj., 68 vjeç, banues në Librazhd, është përmbysur aksidentalisht gjatë kohës që po shkarkoheshin gurë prej tij.
Për pasojë është dëmtuar 68-vjeçari, i cili po merr asistencë mjekësore, në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.