Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas.
Mësohet se një kampion ka përfunduar në greminë, për shkak të parakalimit të gabuar të një automjeti, në zonën e njohur si kthesa e Dragostunjës.
Rraportohet se si pasojë e aksidentit dy drejtuesit e automjeteve kanë mbetur të plagosur.
Ndërkohë grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./ Opinion.al