Një shtetas nga Maqedonia ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Librazhd. Motori me të cilin ai udhëtonte, humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Aksidenti ndodhi pranë urës së Bushtricës.
Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, të cilat nisën hetimin për të zbardhur rrethanat e sakta të aksidentit. /tvklan.al