Një person ka mbetur i vdekur, si pasojë i një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “kryqëzimi i Treshit”.
Në aksident u përfshinë dy automjete duke lënë të vdekur në vend njërin nga persona që ndodhej në një nga automjetet.
Sipas policisë lokale viktimë ka mbetur 37-vjeçari Arjan Bejtja, punonjës i burgut të Shënkollit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Opinion.al E.Xh.