Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në autostradën Lezhë-Tiranë. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut”, ndërsa pesë persona kanë mbetur të plagosur.
Sipas njoftimit të policisë mjeti me drejtues shtetasin E.P., 28 vjeç është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen A.I., 30 vjeçe. Në mjetin me drejtues 28-vjeçarin ndodheshin si pasagjerë shtetasit F.N., 32 vjeç, A.H., 34 vjeç dhe M.N., 27 vjeç.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ky aks është i rrezikshëm dhe aty shpesh herë ndodhin aksidente. Policia është në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit./Opinion.al