Rreth ores 01.30, ne rrugen interurbane dytesore Milot lezhe prane “EKO OIL”, ka ndodhur nje aksident rrugor, ku jane perfshire dy automjetet me targa AB 257 EV si dhe automjeti me targe AA 768 BB.
Si rezultat i aksidentit rrugor, kane mbetur te plagosur rende dhe kane humbur jeten si pasoje e plageve, drejtuesi i automjetit shtetasi Ramazan Harapi 66 vjeç si dhe Agim Harapi 52 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes, dyshohet se shkak i aksidentit rrugor të jetë, krahas kushteve atmosferike me reshje të dendura shiu, pozicionimi i gabuar në karrexhatë i automjetit me drejtues shtetasin Ardit Gjeçi, 33 vjeç, i cili rezultoi në gjendje të dehur.
33-vjeçari është arrestuar në flagrancë, ndërkohë që grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

















