Aktualitet

Aksident në Lezhë, makina përplas 15-vjeçarin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:39 - 07/05/21 |
Opi Nion

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Milot, në Ishull Lezhë. Policia bën me dije se një mjet tip “Volkswagen ” ka përplasur këmbësorin P.K.,15 vjeç, banues në Ishull Lezhë, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë.

Ndërkohë 56- vjeçari Ç.M., drejtues i mjetit është shoqëruar në komisariat.

“Në aksin rrugor Lezhë-Milot, në Ishull Lezhë, mjeti tip “Volksëagen ” me drejtues shtetasin Ç.M.,56 vjeç, banues në Lezhë ka përplasur këmbësorin P.K.,15 vjeç, banues në Ishull Lezhë, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë.

Drejtuesi i mjetit shtetasi Ç.M.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Pas