25-vjeçari Endrit Ndreca ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Lezhë si pasojë e një aksidenti, ndërkohë që shoku i tij ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Aksidenti ndodhi këtë mbrëmje rreth orës 21:45 në aksin rrugor Lezhë Shëngjin në afërsi të Lapidarit.
Dy të rinjtë ishin duke lëvizur me motor në momentin kur u përplasën nga një makinë.
25-vjeçari Ndreca nuk arriti ti mbijetonte plagëve të marra, ndërkohë që shoku i tij ndodhet në spital në rrezik për jetën./Opinion.al/