Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar këtë mëngjes në aksin e vjetër Laç-Mamurras, në Kurbin.
Një makinë ka përplasur për vdekje 45-vjeçarin Besim Seli nga fshati Gjorm i Kurbinit. Policia njofton se po punohet për kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Më datë 30.05.2021, rreth orës 08:30 në rrugën dytësore Laç-Mamurras, në fshatin Gjormë, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.V.,ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B.S.,rreth 45 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen. Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes”, njofton policia.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj./ Opinion.al