Një çift nga Prishtina ka mbetur i plagosur në autostradën Kukës-Morinë.
Burime pranë policisë rrugore bëjnë të ditur se dy bashkëshortët po udhëtonin me makinën e tyre dhe papritur kanë humbur kontrollin duke bërë që automjeti të dalë nga rruga.
Njësitë e policisë që mbërritën në vendin e ngjarjes i shoqëruan ata në spitalin rajonal të Kukësit, ku iu dha ndihma e duhur mjekësore. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.