Një 13-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë një aksidenti të regjistruar ditën e sotme në rrugën “Korçë-Mborje”, pranë degëzimit për në Malin e Moravës.
Mësohet se mjeti drejtohej nga një 15-vjeçar, i cili ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga.
Ndërkohë, i plagosuri është transportuar për në spital dhe po merr ndihmë mjekësore. Ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 15-vjeçarit, ndërsa po hetohen shkaqet e aksidentit.
Gjithashtu, Policia ka arrestuar, A. Sh., 18 vjeç, pasi në lagjen nr. 6, Korçë, u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi dhe T. N., 40 vjeç, pasi në lagjen nr. 10, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka përplasur 2 automjete të parkuara, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.