Kronikë

Aksident në Kombinat, makina përplas të moshuarën


               Publikuar në : 11:45 - 23/01/20 |
xhu lia

Një 64-vjeçare është aksidentuar ditën e sotme në zonën e Kombinatit pasi është përplasur nga një automjet.

Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 10 të mëngjesit, në rrugën e “Qelqit”, kur automjeti me drejtues personin me iniciale Sh.H ka aksidentuar kombësoren 64-vjeçe me iniciale Th.M.

E moshuara është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Opinion.al/

Pas