Një 58-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur ditën e sotme në fshatin Bidaj të Kolonjës.
Mësohet se shtetasi G. B., duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e plagëve të marra, 58-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit’, thuhet në njoftimin e policisë.