Një aksident i rëndë është regjistruar në Itali, ku si pasojë një 18-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën. Viktima është identifikuar si Bianca Papushallaj.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Torretta di Legnago, në zonën e Veronese, ku si pasojë Papushallaj humbi jetën në vend ndërkohë që ka mbetur e plagosur mikesha e saj.
Sipas informacioneve fillestare, Bianca ishte duke udhëtuar përgjatë rrugës provinciale 46, në një zonë fshati.
Ndërkohë papritur mjeti ku udhëtonin dy të rejat papritur, rreth orës 21, devijon nga rruga dhe makina përplaset me një pemë. Bianca vdiq menjëherë, ndërsa shoqja e saj, me inicialet M.C, ndodhet në gjendje të rëndë dhe u dërgua në spitalin e Veronës.
Bianca, ishte nxënëse e shkollës së mesme artistike Munari në Castelmassa. Familja e saj me origjinë shqiptare është e njohur dhe e respektuar në lagjen ku jetonin në Itali.