Aktualitet

Aksident në Itali/ 7 të plagosur, mes tyre një 23-vjeçar shqiptar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:36 - 28/11/22 |
Opi Nion

7 persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të ndodhur në orët e vona të së dielës në hyrje të nënkalimit via Dal Cero në Verona të Italisë, ku tre automjete u përplasën me njëra-tjetrën.

Sipas mediave italiane, në aksident u përfshi një makinë tip “Fiat 500” që drejtohej nga një 23-vjeçar shqiptar, një “RenaultMoud” me shofer një 25 vjeçar dhe një “Toyota Yaris” të drejtuar nga një 60-vjeçar, të dy këta me origjinë nga Verona.

Mësohet se, në vendngjarje shkuan menjëherë shërbime të shumta të emergjencës.

Sakaq, bëhet me dije se, nga shtatë të plagosurit, 4 janë në gjendje të rëndë. Për nxjerrjen e të aksidentuarve nga automjetet u desh ndërhyrja e zjarrfikësve, ndërsa nuk dihet ende identiteti i tyre.

Ndërkohë, autoritetet italiane po punojnë për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit./Opinion.al

Pas