Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë tunelit të Skërficës në Gjirokastër.
Në rrethana ende të paqarta një makinë ka dalë nga rruga e ka përfunduar në humnerë duke u përfshirë më pas nga flakët.
Siç duket nga këto pamje të siguruara nga tvklan, dyshimet janë që të paktën një person të ketë humbur jetën, pasi trupi i tij ndodhet ende në vendin e ngjarjes.
Nuk dihet sa persona udhëtonin në makinë. Të dhënat janë paraprake dhe pritet që detaje të tjera në lidhje me këtë ngjarje t’i përcjellim në vijim.