Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë – Milot, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Viktima ka qenë duke kaluar në anën tjetër të rrugës kur u përplas nga automjeti.
Identiteti i tij nuk dihet ende, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.